Safet Gjici kërkoi lirinë në Elbasan, shtyhet seanca për ish-kryebashkiakun e Kukësit

0
23

Gjykata e Elbasanit vendosi të shtyjë për në datën 11 nëntor 2024 në orën 13: 00 seancën për ish-kryebashkiakun e Kukësit,  Safet Gjici.

Mbrojtja e ish-kryebashkiakut, tha se Gjici ka vuajtur 1.9 vite burg dhe i kanë mbetur 1.2 vite. Avokati ka theksuar Gjici se ndodhet në gjendje të rënduar spitalore dhe kërkon qëndrim në shtëpi.Avokatët në kërkesën e tyre janë bazuar në nenin 59/a pika c e Kodit Penal sipas të cilit, për dënime të mbetura nën dy vite mund të lejohet qëndrimi në shtëpi për shkaqe shëndetësore.