Saimiri zgjodhi Merin, por ç’mendim kanë ndjekësit për mbylljen e “Love Story”

0
393

Mbrëmjen e djeshme u finalizua programi i dashurisë, “Love Story”, ku princi modern, Saimiri zgjodhi modelen Meri për ta pasur si partneren e tij të ardhshme. E para që u njoh me vendimin e Saimirit ishte Generda. Saimiri e falenderoi atë për gjithë momentet e bukura dhe u shpreh se ai nuk ka ndjenja ndaj saj dhe se nuk mundet t’i komandoj ato. Generda u prek dhe i uroi Saimirit rrugëtim të mbarë me Merin.

Ndërsa para se të surprizonte Merin me vendimin, Saimiri theksoi dhe njëherë se për të ka pasur më shumë se një pëlqim, që nga dita e parë që e ka parë. Për të parë reagimin e publikut mbi gjithçka që ndodhi, menduam të bënim një kërkim të shpejtë në Instagram-in e “Love Story”. Çfarë shkruan njerëzit, si ishte reagimi i përgjithshëm i tyre, në një kohë kur duket se rrjetet sociale janë ato që masin peshën e gjithçkaje.

Në një pjesë të konsiderueshme të mesazheve shkruhet se mbyllja ishte e shpejtë, nuk transmetoi emocion dhe se protagonistja ishte tepër e akullt.

“Bravo po Meri s’më duket shumë e lumtur, mos është me skenar”, shkroi dikush.

“Çift fake, asnjë puthje. Mëri si statujë. Është veç show”, u shpreh një tjetër.


Ndërkohë nëse e keni humbur momentin final të djeshëm dhe kërkoni ta shihni dhe gjykoni vetë, e gjeni këtu:

“Kam pasur më shumë se një pëlqim ndaj teje që ditën e parë. Kemi pasur takimet më të bukura bashkë. Ishe vajza e vetme që më bëre byrek dhe takimi i fundit në Romë ishte për mua takimi më i bukur në Love Story. Megjithatë kam pasur momente që kam menduar se ndoshta ne të dy kemi kërkesa të ndryshme nga jeta. Ti do të vazhdosh modelingun, unë dua një familje, ti do jetesën në Shqipëri, ndërsa unë në Gjermani. Ti pyet veten pse t’i them gjithë këto? Dhe përgjigja është që ti je e zgjedhura ime”, deklaroi mbrëmë Saimiri.

 

 

icon style