Mohamed Salah është zgjedhur futbollisti më i mirë i viti në Angli.
Këtë vlerësim ylli i Liverpoolit e mori nga gazetarët, të cilët e shpërblyen formën e tij të jashtëzakonshme.
Futbollisti egjiptian i mori 48 për qind të votave nga Asociadioni i Shkruesve të Futbollit, duke e lënë prapa mesfushorin e Manchester Cityt, Kevin de Bruyne dhe mesfushorin e West Ham Unitedit, Declan Rice.
Salah i ka realizuar 30 gola dhe i ka bërë 14 asistime në 44 ndeshje deri tash këtë sezon me “Reds”, të cilët janë në garë për katër trofe.
29 vjeçari e fitoi këtë trofe të çmuar të gazetërëve për herë të dytë në karrierë, shkruan “Gazeta Express”.
Lojtarët nga dy kandidatët kryesorë për titull të kampionit në Premierligë, Liverpool e Manchester City, i dominuan votimet, me nëntë lojtarë të menaxherit Jurgen Klopp dhe gjashtë të Pep Guardiolës.

Në konkurrencën e femrave, australiania e Chelseat, Sam Kerr u zgjodh më e mira e vitit në Angli.
Ajo i realizoi 18 gola dhe i ndihmoi “Blues” të jenë në krye të Superligës së femrave, duke i marrë 40 për qind të votave.
Në vendin e dytë përfundoi përfaqësuesja holandeze e Arsenalit, sulmuesja Vivianne Miedema, kurse e treta ishte futbollistja e Manchester Cityt, Lauren Hemp. /Gazeta Express/