Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, aty ku po të mbahet mbledhja e radhës e Komisionit të Rithemelimit.
Berisha ka qenë i shoqëruar nga deputeti dhe njëherësh anëtar i Komisionit të Rithemelimit Flamur Noka, të cilët kanë parë edhe ndryshimet e bëra në selinë blu.
Në foto duket se Berisha ka marrë drejtimin e kësaj mbledhje teksa rreth tij janë anëtarët e Komisionit të Rithemelimit.
Komisioni i Rithemelimit është rikthyer pas disa muajsh në PD, pas Gjykata e Tiranës njohu ndryshimet statuore të Kuvendit të 11 dhjetorit.
Takimi vjen pasi Gjykata e Tiranës zbardhi vendimin që i njeh këtij komisioni të drejtën për të udhëhequr PD-në.
Ndërkohë rikujtojmë se pak ditë më parë Lulzim Basha u dorëhoq nga drejtimi i partisë, nxitur edhe nga disfata që pësoi në zgjedhjet e 6 marsit.