Sali Berisha pritet të paraqitet në SPAK, pas masës së Apelit të GJKKO

0
2

Ish kryeministri Sali Berisha do të paraqitet në SPAK, pas vendimit të Apelit të GJKKO që vendosi ndaj tij masën ‘detyrim paraqitje’.

Dy ditë më parë, ai nuk la as sulmet ndaj trupës së drejtësisë së re.

“Arsyetimi ishte se Berisha po sulmon Irenën me 5 emra e SPAK për trojkën famëzezë të zhytur në krime elektorale. Do i denoncoj gjithnjë e më shumë”, tha Berisha.

Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv ‘Partizani’ që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.

Sipas vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi, Berisha duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të muajit./abcnews.al