Sali Berisha ka paralajmëruar Vilma Nushin dhe Tom Doshin se do të humbasin çdo licencë dhe do të ndëshkohen për ilaçet jocilësore që kanë hedhur në treg pas 11 majit, nëse PD fiton zgjedhjet parlamentare.
Partia Socialdemokrate ka reaguar përmes një deklarate për mediat duke i kujtuar Berishës se nuk ka bërë asgjë tjetër gjithë jetën përvecse ka shpifur. Sipas PSD, qytetarët e kanë kuptuar, mbi të gjitha shkodranët e dinë kush është Tom Doshi.
“E kanë kuptuar, sepse e kanë besuar dhe votuar cdo vit dhe më shumë, e kanë kuptuar se ai ka qenë mes tyre, me dhe pa pushtet. Dinë ta bëjnë dallimin midis atij që di ta mbajë fjalën dhe një gënjeshtari. Këtë diferencë do e bëjmë sërish në 11 maj, do votojnë atë që ka ndihmuar e mijëra njerëz në hall pa u kërkuar asgjë mbrapsht, do votojnë për burrat jo gënjeshtarët”, thuhet ndër të tjera në deklaratën për mediat të PSD.
Në fund, duke i dhënë përgjigje Berishës për llogaridhënie para zotit, PSD thotë se “ Berisha ka dhe hesape të tjera me shqiptarët”