Në një mbrëmje të veçantë dje, e rrethuar nga miq dhe kolegë, këngëtarja Samanta Karavella ka festuar ditën e lindjes.
E ftuar ka qenë edhe Enca, e cila ka ndarë momentet e festës gjigande në një vilë me pishinë.
Pas darkës, Samanta ka kënduar dhe më pas kanë nxituar ta kalojnë mbrëmjen në pishinë, duke pirë.
Pjesë e festës kanë qenë edhe personazhe të tjerë të njohur si Olti Curri, Ardit Çuni, Joni Peçi etj.
Për të gjithë kuriozët Samanta ditën e sotme feston 30 vjetorin e saj.
Gjithashtu kujtojmë se dy ditë më parë, Samanta ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me Skerdin, të titulluar “N.K.N”.
© SYRI.net