TIA njofton që të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA në datë 6 dhjetor, janë të lutur që të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre për shkak të masave të marra per samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Kjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre.
Masat e sigurisë për samitin e BE- me vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen shkak për bllokimin dhe devijimin e qarkullimit në akset kryesore të Tiranës dhe aeroportit të Rinasit.
Policia ka publikuar hartën e kufizimeve të trafikut duke sqaruar edhe rrugët alternative për hyrjen në Tiranë nga veriu, nga Durrësi por edhe nga Elbasani.Nesër nga ora 06:00 e mëngjesit rruga nga aeroporti, në Qafë Kashar e më pas drejt Tiranës, do të jetë e bllokuar deri në rreth rritullimin e Saukut dhe Rrugën e Elbasanit. Ja rrugët e bllokuara.
“Ora News”