Samiti i BE në Tiranë, Rama: Të vijnë njëherë të gjitha ata liderat e Europës këtu! Leyen: Do jetë i këndshëm…

0
85

Presidentja e KE Ursula Von der Leyen u pyet sot në lidhje me pritshmëritë për samitin e BE që do të mbahet në dhjetor në Tiranë.

Von der Leyen ka sqaruar se në samit do të flitet mes të tjerash edhe rreth luftës, krizës energjitike, situatës ekonomike dhe çështje të cilat do të jenë aktuale në kohën që do të mbahet samiti.

RamaPritshmeria ime që të vijnë të gjithë këtu të zbresin në Tiranë udhëheqësit e Europës se të Ballkanit kanë ardhur shpesh, te diskutojmë për BP, të shikojmë se cfarë është bërë dhe se cfarë mund të behet bashkarisht, deri në samitin tjetër, se tanime eshte krijuar një sinergji pozitive mes BE dhe BP, edhe pse s’jemi ne BE,ate E-ne e kanë kuptuar mirë, europian ata, evropian ne. Këta kanë një B përpara, fatet i kemi të përbashkëta.

Von der Leyen: Pritshëmritë tona janë që ne do diskutojmë situatën gjeopolitike, në qender do te jetë lufta e tmerrshme që po bën Rusia në Ukrainë. Do të qëndrojmë krah saj. Energjia do të luaj një rol të rëndësishëm në këto diskutime. Do të kemi edhe infrastrukturën dhe si do vijojmë të trajtojmë krizën. Do të jetë samit i këndshëm këtu në Shqipëri.