Sapo panë policinë hodhën qesen e madhe me kanabis, arrestohet 20-vjeçari dhe “kolegu” i tij në Sarandë

0
101

Dy persona janë vënë në pranga, pasi transportonin lëndë narkotike me një qese të zezë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fokus 8”, janë sekuestruar 2.21 kg cannabis sativa, 2 automjete dhe 2 celularë.

Në pranga është vënë një 20-vjeçar me iniciale J. A. që transportonte lëndën narkotike, si dhe një 23-vjeçar me iniciale F. Ll., që e shoqëronte dhe kishte dijeni për veprimtarinë e tij kriminale.

Në afërsi të fshatit Vrin, ata ndaluan automjetet e tyre pranë një lavazhoje dhe në momentin kur vunë re shërbimet e Policisë, 20-vjeçari ka tentuar ta fshehë lëndën narkotike duke e hedhur nga automjeti i tij, por u arrestua së bashku me “kolegun” e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel