Sazani prej 4 ditësh përpihet nga flakët, Greqia na vjen në ndihmë me një avion Canadair

0
208

Pas 4 ditësh zjarr në ishullin e Sazanit më në fund vjen një lajm i mirë për ndërhyrje nga ajri.

“Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës sonë për të angazhuar sot, herët në mëngjes një avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan. Eskpertët  vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, por thelbësore mbetet puna e forcave në terren. Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për ndihmën e pakursyer në emergjenca të tilla dhe jo vetëm”, njofton ministria e Mbrojtjes.

Lajmi në përditësim