Scarlett Johansson është shtatzënë. Aktorja hollivudiane është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin, Colin Jost. Burime pranë dyshes janë shprehur: “Scarlett pritet së shpejti të bëhet nënë. Ajo dhe Colin janë shumë të entuziazmuar.”
36 vjeçarja nxiti thashethemet e shtatzanisë në qershor pasi nuk mori pjesë në disa evente të filmit “Black Widow”. Aktorja nuk ka dhënë intervista për të promovuar filmin por është paraqitur shpesh virtualisht duke shmangur barkun e rrumbullakosur.
“Scarlett zakonisht kalon shumë gjatë verës në Amagansett dhe Montauk dhe shpesh mund ta shihje duke ecur me qenin në plazh ose duke marrë kafe. Por këtë verë duket se ajo me qëllim po përpiqet të mbajë një profil të ulët.“, tha një burim. /abcnews.al