Scholz në samitin “Berlin 2022”: Evropa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë e saj

0
92

“Evropa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë e saj” ka thënë kancelari gjerman, Olaf Scholz në hapje të samitit të Procesit të Berlinit 2022.

Gjatë fjalimit kancelari gjerman nënvizoi se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është në interesin e Bashkimit Evropian.

Olaf Scholz: “Gjatë vitit tim të parë si kancelar i Gjermanisë kam pasur mundësinë të flasë me shumë nga ju për sfidat e rënda që e ballafaqojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Këto sfida janë të përbashkëta sepse stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit nuk mund të ndahet nga stabiliteti dhe prosperiteti i Evropës si tërësi. Evropa mund të jetë e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë e saj. Ju gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor i përkisni Evropës së lirë dhe anëtarësimi i juaj në BE është në interesin tonë“.

Axhenda e Samitit do të ketë në fokus të veçantë sigurinë energjetike dhe tranzicionin e gjelbër si dhe angazhimin e rajonit për të përshpejtuar zbatimin e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Ai gjithashtu do të trajtojë iniciativat për të rritur zhvillimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, të shpallur në kuadër të Procesit të Berlinit në nëntor 2020.

Kryeministri Rama iu adresua me një fjalë Sesionit të parë të Samitit me temë “Bashkëpunimi Rajonal (përfshirë Çështjet e Migracionit) dhe Tregu i Përbashkët Rajonal”.

Scholz në samitin "Berlin 2022": Evropa është e