Dani Carvajal rinovoi kontratën me Real Madrid ditën e djeshme. Mbrojtësi i djathtë është një prodhim i “Los Blancos”, dhe prej vitit 2013 është pjesë fikse dhe e fortë e formacionit të skuadrës së famshme.
29-vjeçari rinovoi deri në verën e vitit 2025 me ekipin e zemrës. Dani ndihet i lumtur, i realizuar dhe thekson se nuk arrin ta imagjinojë veten me një tjetër fanellë mbi supe.
“Ishte momenti të hidhnim një hap para, për të qenë një shtyllë e rëndësishme e projektit të ri dhe për të fituar të tjerë trofe (16 ka fituar deri tani). Jeta ime do të jetë ‘e bardhë’ deri në fund, kjo është ajo që ka më shumë rëndësi për mua.
Abc