Gjykata ka vendosur të lërë në burg ish kreun e Kadastrës së Durrësit, Ardian Kona.
Kona akuzohet për shpërdorim detyre, për rastin e regjistrimit me dokumente false të një sipërfaqe toke rreth 13.000m2 tokë në Gjirin e Lalzit.
Nga hetimet rezultoi se për këtë pasuri nuk është lëshuar asnjëherë AMTP nga institucionet përkatëse, si dhe nuk ka asnjë dokumentacion apo aplikim në ASHK në lidhje me këtë pasuri.
Në kërkim janë shpallur edhe tre persona të tjerë, dy ish zyrtarë të agjencisë, juristi Bled Zerba dhe specialistin Leandro Dervishi, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh./abcnews.al