Seance e posaçme për Presidentin kroat! Milanoviç: Shpresoj që integrimi Shqipërisë të përshpejtohet

0
110

Mbahet një seance e posaçme parlamentare për ardhjen e presidentit në Shqipëri.

Ai ka përshëndetur dhe falënderuar për pritjen dhe rolin që Shqipëria ka.

“Të nderuar deputetë, zonja dhe zotërinj, kam nderin që jam në Tiranë sot. Dëshiroj të përshëndes në emër të Kroacisë pritësit tanë në Kuvend, ju falënderoj për mikpritjen e ngrohtë në vendin tuaj. Dy vendet tona mike ndajnë shumë lidhje historike”

Milanoviç në fjalimin e tij në Kuvend ka përmendur edhe rolin e integrimit vendit tonë në BE.

“Kur flasim për përshpejtimin e procesit të integrimit europian, besoj se kjo i referohet në masë të madhe, pikërisht Shqipërisë. Kemi theksuar shumë herë në forume biletarale dhe multilaterale që konsiderojnë të padrejtë, të palogjikshëm dhe të paqëndrueshëm faktin që Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në 2009 dhe në vitin 2023, 14 vite më vonë është vetëm në fazat e errëta të negociatave për integrimin europian. Kanë kaluar 14 vite dhe shumë pak nga këto gjëra kanë ndryshuar.