Sekuestrimi i 28.5 kg kanabis në Elbasan, arrestohet në Berat një tjetër anëtar i grupit

0
213

Shkon në 6 numri i të arrestuarve  nga operacioni antidrogë “Domosdova”, ku u sekuestruan 28.5 kg kanabis

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me atë të Beratit arrestuan  shtetasin R. M., 30 vjeç, banues në fshatin Salce, Kuçovë, bashkautor në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Më herët policia kishte arrestuar 5 persona në dy operacione të ndryshme në kohë.

Elbasaniflash