Sekuestrimi i Ora News, Meta: Përpjekje e dëshpëruar për të mbyllur çdo për zë kritik për skandalet e qeverisë

0
107

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i pyetur nga gazetarët në lidhje me mbylljen e Ora News është shprehur se kjo është një përpjekje e dëshpëruar e qeverisë për të mbyllur një zë kundër skandaleve të qeverisë. Meta gjithashtu është shprehur se ky është një tjetër rekord negativ i qeverisë.

Meta: I vetmi televizion që duhet konfiskuar është ERTV. Në rastin aktual mendoj që mjaftojnë e na teprojnë rekordet negative të medias, sigurisht që ky është një rekord tjetër negativ. Në cdo rast nuk duhet të përdoret një çështje ndaj një personi apo një individi për të mbyllur një media. Me solidaritetin më të plotë të gjith stafit e gazetarëve, jam i sigurt që është një përpjekje e dëshpëruar e kësaj qeverie për të mbyllur një zë për skandalet e qeverisë dhe bashkisë.