Sekuestrohe 75 vila në Kosovë

0
108

Gjykata e Pejës në Kosovë ka urdhëruar sekuestrimi e përkohshëm të 75 vilave në Brezovicë.

Lista prej 75 pronave të sekuestruara mban emra pronarësh nga fusha e politikës, gjykatësve dhe biznesmenëve.

“Kam urdhëruar sekuestrimin e përkohshëm”, ka thënë për mediet në Kosovë Shaqë Curri, gjykatës i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë.

 

Vilat e sekuestruara rezulton se janë ndërtuar në Zonën e II-të në Parkun Kombëtar “Sharri” – Zona e Brezovicës, në të cilën ndalohet ndërtimi me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri”./abcnews.al./