Brescia, 21 tetor 2022 – Gezim Sallaku, tani 51 vjeç, tha se kishte mbërritur nga Shqipëria në Itali me një varkë refugjatësh në fillim të viteve 1990. Dhe në një kohë të shkurtër ai ishte bërë një lloj Roman Abramoviç i futbollit amator Brescia: një lloj manjati që kishte marrë drejtimin e klubit amator të futbollit Darfo Boario , me nënshkrime bombastike.
Sallaku ndërkaq ishte aktiv edhe në fusha të tjera: ndërtim, punime rrugore, hotelieri . Por emri i tij shumë shpejt përfundoi në lajmet gjyqësore, por edhe sportive.
Mediat italiane bëjnë me dije se atij i janë sekuestruar pasuri mbi 5.8 milionë euro. Masa është kryer nga Policia Financiare e Breshias në përfundim të hetimeve komplekse të natyrës ekonomike, pronësore dhe të të ardhurave, të cilat kanë nxjerrë në pah një disproporcion të konsiderueshëm midis standardit të jetesës së Gëzim Sallakut dhe të ardhurave të deklaruara në organet tatimore.
Nën sekuestro është dhe vila në Sale Marasino dhe hotel Villa Kinzica, që i atribuohen Sallakut. Njëkohësisht, policia gjyqësore ka kryer kontrolle banesash dhe lokale për një transferim të mundshëm të pasurive të biznesmenit me origjinë shqiptare.
Sekuestrimet e reja të pasurive vijnë në përfundim të hetimeve paraprake ndaj 69 personave të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash, operacion në të cilin Gëzim Sallaku dyshohet se ka qenë si person i përfshirë.newsbomb