Sekuestrohen 950 mijë euro në pikën kufitare Bozhaj-Hani i Hotit, u gjetën brenda një automjeti në karrotrec. Arrestohet drejtuesi

0
18

Sekuestrohen 950 mijë euro në pikën kufitare Bozhaj-Hani i Hotit, të cilët po transportoheshin në serbatorin e një automjeti të ngarkuar në një karrotrec për zhdoganim. Policia malazeze në pikën kufitare ka vënë në pranga drejtuesin shqiptar të karrotrecit, 44 vjeçarin Marenglen Tozaj.

Ky është rasti i tretë i transportimit të parave nga Gjermania, në drejtim të Shqipërisë. Dy rastet e mëparshme i kapën nga policia kufitare e Shkodrës në pikën e kalimit kufitar Muriqan. Nga sa mësohet, të tre rastet e parave, e kishin pikë nisje qytetin e Dortmundit nga Gjermania./abcnews.al