Policia kufitare në Rinas ka parandaluar futjen në Shqipëri të një shume prej 1 milion e 75 mijë eurosh të falsifikuara. Kartmonedhat që dyshohet se janë të paligjshme u sekuestruan në çantën e një 53-vjeçarin nga Kameruni, i cili është arrestuar. Ai ishte nisur nga Franca për të mbërritur në Tiranë pas tranzitit në Turqi.
Një shtetas nga Kameruni i moshës 53 vjeç u arrestua nga policia kufitare e Rinas pasi në çantën e tij të udhëtimit u gjet një shumë prej 1 milion e 75 mijë euro që dyshohet se janë të falsifikuara.
Bashkë me kartmonedhat në çantën e të huajit kishte edhe letra për përgatitjen e eurove dhe një aparat celular.
Sipas policisë 53-vjeçari, Josou Ngankam, për të ardhur në vendin tonë ka kaluar transit nga Parisi në Turqi dhe destinacion final Shqipërinë.
Policia e Tiranës duket se ka qenë paraprakisht në dijeni për lëvizjet e tij ndërsa në momentin e uljes në Rinas është bërë edhe kontrolli e më pas arrestimi i tij.
Përveç shumës së parave të flasifikuara polica gjeti edhe letra që përdoren për të prodhuar kartmonedha të prerjeve të ndryshme.
Sipas burimeve dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, do të hidhte në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara.
Për këtë arsye policia po thellon hetimet për të zbuluar së më cilët persona shtetasi nga Kameruni do të bashkëpunonte ne vëndin tonë.
Nuk janë të paskta rastet kur në komisariat e vendit ka pasur denoncime nga pronarët e bisneseve të cilët kanë referuar raste kur persona te paidentifikuar kanë blerë me para të falsifikuara.
Pas arrestimit në Rinas, policia tha se ndaj shtetasit kamerunas janë ngritur akuzat e falsifikimit të karmonedhave dhe mashtrimit