Policia e Fierit ka sekuestruar rreth 100 kuti me fishekzjarre dhe kapsolla në Fier. Si pasojë, po procedohen penalisht 3 pronarët e dyqaneve ku tregtoheshin ilegalisht lëndët piroteknike.
Ndërkohë, kontrollet po vijojnë në të gjithë vendin.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Fireworks”. Sekuestrohen rreth 100 kuti me fishekzjarrë dhe kapsolla.
Procedohen penalisht 3 pronarët e dyqaneve ku tregtoheshin ilegalisht lëndët piroteknike.
Si rezultat i patrullimeve dhe kontrolleve në dyqane dhe ambiente të tjera, gjatë gjithë periudhës festive, që kryhen në zbatim të planit kombëtar të masave, kundër përdorimit dhe/ose tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, të DVP Fier, konstatuan dhe goditën 3 raste të tjera të kësaj paligjshmërie.
Konkretisht, në kuadër të operacionit “Fireworks”, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit 42 vjeç dhe 33 vjeç, të tre banues në Fier, pasi në dyqanet e tyre, në lagjet “Sheq i Vogël” dhe “1 Maji”, u gjetën rreth 100 kuti me fishekzjarrë dhe kapsolla që shiteshin në kundërshtim me ligjin.
Kontrollet vijojnë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin tregtimin dhe përdorimin e lëndëve piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe kriteret. Veprime të tilla, përveç se janë të dënueshme nga Kodi Penal, përbëjnë rrezik për shëndetin e tyre, si dhe të qytetarëve të tjerë./abcnews.al