Sekuestrohet drogë, armë dhe municion luftarak në Krujë, pranga binjakëve

0
85

KRUJË- Dy vëllezër binjakë në Krujë janë arrestuar pasi prodhoni dhe shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe lokaleve. Gjatë kontrollit u sekuestruan armë zjarri dhe municion luftarak, që posedohej nga dy të arrestuarit. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Twins”, nga Komisariati i Policisë Krujë, me mbështetjen e forcave operacionale dhe të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Durrës. Prodhonin dhe shpërndanin kanabis në afërsi të shkollave dhe të lokaleve, mbanin armë zjarri dhe municion luftarak, vihen në pranga 2 vëllezër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore, për 2 vëllezër që ushtronin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza dhe mbanin armë zjarri, në bashkëpunim me forcat operacionale të DVP Durrës dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Twins”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit E. L. dhe E. L., 20 vjeç (binjakë), banues në Derven, Krujë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 krehra automaktiku, municion luftarak dhe 1 bajonetë;