Sëmundja e syrit, rrëfimi prekës i Gattusos: Kam 10-12 ditë që nuk jam vetvetja

0
268

Rrëfim prekës i trajnerit të Napolit Gennaro Gattuso, i cili javët e fundit është parë me njëri sy të mbyllur.

Ish lojtari i Milanit dhe kampioni i Botës me Italinë në 2006 flet për sëmundjen e tij në sy, një problem që e ndjek prej vitesh, por që është përkeqësuar javët e fundit.

“As unë nuk kam qenë vetvetja javët e fundit. Besoj se djemtë kanë vuajtur edhe prej kësaj. Dua të bëj një apel të gjithë atyre djemve që nuk duken të bukur. Jeta është e bukur dhe duhet luftuar pa patur frikë, pa u fshehur”.

PROBLEMET E MIA KANË KONDICIONUAR EDHE NAPOLIT

“Nëse ka patur rezultatet negative është edhe për fajin tim. Qetësohuni se nuk dorëzohem. Unë kam një sëmundje auto-imune, quhet miastenia dhe për të tretën herë brenda 10 vitesh që më ka kapur kjo sëmundje. Syri do të shkojë në vendin e tij dhe unë do të dukem më i bukur. Djemtë më kanë qëndruar pranë, por kam qenë keq, kam patur shumë frikë sepse problemi nuk është se sheh vetëm dopio. Vetëm një i çmendur si unë mund të qëndrojë në këmbë. Sepse nuk është e lehtë të shohësh dopio 24 orë në ditë. Duhet ta pranosh dhe nëse një ditë ndodh të mos jem më, shpresoj të jem në një fushë futbolli”.

PËR SHKAK TË MIASTENIA GATTUSI LA FUTBOLLIN

Gattuso tregon se edhe kur ishte futbollist i Milanit, në një ndeshje kundër Lazios, kishte kuptuar se kishte një problem të rëndësishëm. “Në fushë shihja 6 Ibrahimoviç dhe 6 Nesta”

ÇFARË ËSHTË MIASTENIA OKULARE?

Miastenia okulare është një sëmundje që shkakton probleme me muskujt e syve dhe qepallat dhe lind sepse disa auto-antitrupa pengojnë mekanizmin nervor që lejon tkurrjen natyrore të muskujve që i përkasin ndarjes së syrit. Në praktikë, ata që vuajnë nga kjo sëmundje kanë një lodhje të muskujve rreth syve dhee kanë të vështirë të mbajnë qepallat të hapura në mënyrë korrekte. Ata përjetojnë situata stresuese, por dikush mund të jetojë dhe me këtë sëmundje.

/a.r,OraNews