Serbët sulmojnë gazetarët në Kosovë teksa raportonin për tensionet në Mitrovicë

0
150

Gazetarët dhe operatorët e medieve kosovare janë sulmuar nga qytetarët serbë gjatë raportimit të tensioneve që u zhvilluan sot në Mitrovicë.

Gazetari i T7, Çlirimtar Morina, raportoi se në drejtim të tyre janë hedhur tri bomba dore.

Serbët u kanë kërkuar gazetarëve të mos raportojnë dhe të largohen. Në momentin që u sulmuan nga serbët gazetarët u panë gjatë transmetimit live teksa vrapojnë.

Sipas Policisë, qytetarët atje janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore.

Njoftimi i policisë

“Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Përderisa në të gjitha rajonet tjera operacioni policor ka kaluar pa probleme, në Mitrovicë Veri grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve doganorë dhe policorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.