“Hajde Luj Qyqek” është një ndër këngët popullore më të njohura që ka bërë për vete publikun. Dëgjohet pothuajse kudo, dhe duket se fama e kësaj kënge ka arritur deri në Serbi. Këngëtarja Tea Tairovic ka publikuar një projekt pak ditë më parë, por ajo që vihet re është ngjashmëria e madhe që ka me “Hajde Luj Qyqek”.
Muzika është e njëjtë me këngën shqiptare dhe nuk dihet nëse këngëtarja serbe ka blerë të drejtat e kësaj kënge. Megjithatë, asnjë prej emrave të kompozitorëve apo tekstshkruesve shqiptarë nuk është përmendur në kanalin e saj në Youtube.
Kanë qenë të shumta komentuesit që i kanë vënë në pah ngjashmërinë që kanë këngët me njëra-tjetrën. Megjithatë, ku fenomen nuk është i rrallë pasi dhe herë të tjera është vënë re ngjashmëri mes këngëve shqiptare që janë përshtatur në serbisht. /abcnews.al