Serbi-Shqipëri/ Kuqezinjtë zbarkojnë në Nish, “zhduket” flamuri shqiptar. Sylvinho: Nuk jam i përhershëm. Tekniku serb: O Zot, ndale…

0
7

Shqipëria luan “finalen” e saj të madhe përballë Serbisë, ku një fitore historike e kuqezinjve, do t’i jepte një shtysë më të madhe të besuarve të Sylvinhos për të siguruar vendin e dytë që të çon në Play Off”-et e Botërorit 2026.

Ekipi Kombëtar mbërriti në Nish këtë të premte, aty ku u prit nga forca të shumta policore, të cilat shoqëruan skuadrën nga pista e uljes direkte në hotel.

Në orën 16:30, trajneri Sylvinho dhe mbrojtësi Elseid Hysaj dolën në konferencë për mediat, të cilët shprehën të njëjtin qëllim, fitoren kundër serbëve.

Gjatë seancës së fundit stërvitore në stadiumin “Duboçiça”, mungonte flamuri shqiptar, ndërsa forcat policore vijonin të rrethonin perimetrin e stadiumit.

Sfida starton të shtunën në orën 20:45 dhe do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

Seanca stërvitore është kryer në stadiumin “Duboçiça”, aty ku do të luhet dhe sfida mbrëmjen e nesërme.

Stadiumi është i rrethuar nga forca të shumta policore, të cilat do të shoqërojnë skuadrën nga fusha për në hotelin në Nish.

Serbët janë munduar të justifikohen disi, duke shkruar në ekranin e madh të rezultateve: “Mirë se erdhët” në gjuhën shqipe, krahë gjuhës serbe dhe gjuhës angleze.

Në stadiumin “Duboçiça”, nuk është vendosur flamuri shqiptar.

Një gjest i shëmtuar ky nga ana e Federatës Serbe, duke mos e përjashtuar ende politikën nga futbolliSfida starton në orën 20:45 të shtunën.

Top Channel