Serbia feston në Letoni, fiton dhe parakalon Shqipërinë

0
2

Serbia triumfoi 0-1 në Riga ndaj Letonisë, në ndeshjen kualifikuese të Botërorit. Një sukses i rëndësishëm për këtë përfaqësuese, e cila është në grupin K, bashkë me Shqipërinë.

Sfida nisi me një ritëm të kënaqshëm, me të dy skuadrat që treguan dëshirë në fushë. Mysafirët gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 11-të me Vlahovic që finalizoi me sukses një aksion me disa pasime.E majta tokazi e Vlahovic ishte e pamundur për t’u arritur nga portieri, me festën e serbëve që ishte totalisht e ligjshme. Me epërsinë minimale të të besuarve të Stojkovic përfundoi pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë do ishte edhe më interesant.