Presidenti, Bajram Begaj së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Kosovë.
Begaj tha se marrëveshjet mes dy vendeve duhet të vijonin me konkretizimin e tyre, ndërsa sa i takon konfliktit me Serbinë, theksoi se zgjidhja e vetme e konfliktit ishte nënshkrimi i marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve.
Presidenti, Bajram Begaj: Faleminderit për pritjen vëllazërore ku shkëmbyem ide dhe pikëpamje mbi dy vendet tona. Jam i nderuar të jem këtu, si një simbolikë që simbolizon lidhjen tonë të pathyeshme. Dy dialekte dhe një gjuhë, dy harta dhe një komb. Së bashku fituam luftën, bashkë duhet të jemi për të siguruar paqen. Ibrahim Rugova ishte një udhëheqës vizionar. Vizioni i tij është shembull frymëzimi për të gjithë politikanët në Kosovë dhe në Shqipëri. Asnjë raport që tenton të njollosë gjakun e ushtarëve. Kosova dhe Shqipëria ndajnë të njëjtin vizion dhe aspiriata. Reformat demokratizuese dhe prespektiva europiane, mbeten thelbësore për të mbështetur paqen në rajon. Hapja e neogiocatave është një lajm i shumëpritur për të gjithë shqiptarët. Liberalizimi i vizave për Kosovën është një një vendim i vonuar dhe e sigurova presidenten se Shqipëria do të vijojë mbështetjen.
E sigurova presidenten se gjatë mandatin në OKB, Shqipëria do të jetë zëdhënese e të drejtave të Kosovës. Lufta në Ukrainë na tregon se paqja është delikate dhe se bota si asnjëherë më parë përballet me kërcënime të reja. Përshëndes maturinë e shtetit të Kosovës në përballimin e krizës së 31 korrikut dhe mbështes veprimin për të shtrirë sovranintetin në çdo cep të territorit. Formula për zgjidhjen e konfliktit, Kosovë-Serbi është vetëm një formulë ligjore që përcakton njohjen e ndërsjelltë mes dy vendeve.