Serbinë e merr “lumi”, Shpallet gjendja e jashtëzakonshme si pasojë e përmbytjeve

0
314

Rajone të mëdha të Serbisë, veçanërisht në perëndim të vendit, janë prekur nga përmbytjet si pasojë e shirave të vazhdueshme të orëve të fundit dhe daljes nga shtrati të lumenjve dhe përrenjve.

Autoritetet kanë shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në një duzinë vendesh ku situata është më kritike. Qindra njerëz janë izoluar në fshatra dhe ekipe shpëtimi po marrin pjesë në operacione evakuimi.

Zvorniku, Guca, Ljubovija, Loznica, Krupnja, Osecina, Lucani, Kraljevo janë ndër vendet më të prekura nga përmbytjet.

Niveli i ujërave ka shkaktuar probleme në transporte, me ndërprerje të shumta të rrugëve dhe linjave hekurudhore. Në rajonin e Ljubovijas tri ura janë shembur si pasojë e presionit të ujit.

Situata është gjithashtu kritike edhe Bosnje-Hercegovinë, e cila gjithashtu është prekur  nga moti i keq dhe reshjet e bollshme.

Një rrëshqitje e madhe toke ndërpreu rrugën që lidh qytetin e Tuzlas me Sarajevën këtë mëngjes. /os/