Sergio Ramos i ka dhënë lamtumirën zyrtarisht Real Madridit.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Real Madridi ka konfirmuar se të enjten do t’i jepet lamtumira kapitenit, Sergio Ramos.
Lexo Edhe:
Qeveria për Marrëveshjen e Washingtonit që e përkrah edhe Biden-i: S’ka ligjshmëri
Ai ka kontratë vetëm edhe disa ditë me klubin dhe nuk arritën që të gjejnë një gjuhë të përbashkët për vazhdimin e saj, kështu 35-vjeçari do të largohet si lojtar i lirë.
Atij do t’i jepet lamtumira në një ceremoni duke filluar nga ora 12:30 dhe më pas do të paraqitet edhe në konferencë për media para gazetarëve, për të zbuluar gjithçka
Ramos ishte pjesë e Realit që nga viti 2005 dhe që nga atëherë, ka fituar mbi 20 trofe, ka bërë 671 paraqitje dhe ka shënuar 101 gola. /Gazeta Express/