Sërish drithërima në pistën e Spielberg, në Austri, ku në garën e zhvilluar pasditen e sotme, Maverick Vinales është detyruar të hidhet nga motori, ndërkohë që ky i fundit ishte duke ecur me një shpejtësi prej 200 km/orë.
Piloti spanjoll e kuptoi menjëherë defektin në motorin e tij Yamaha, i cili nuk po frenonte dhe sinjalizoi për këtë edhe komisarët e pistës, ndërsa i ndodhur në rrethana të tilla, u detyrua të lërë M1-shin e ti, që pas vetëm pak sekondash shpërtheu në flakë.
Kaq mjaftoi që të shfaqej flamuri i kuqe dhe gara të ndalej për disa momente, ndërsa në fund garën e fitoi piloti i KTM-së Miguel Oliveira, ndërsa pas tij u renditën Pol Espargaro dhe Jack Miller, të cilët kompletuan podiumin.
Kujtojmë që një javë më parë, në të njëjtën pistë ishte piloti francez Johan Zarco që frenoi rrezikshëm para italianit Morbidelli dhe provokoi përplasjen mes të dyve, ndërsa edhe Valentino Rossi për pak nga ai incident i rrezikshëm.
g.expres