Sërish tensione dhe kaos në seancën e Kuvendit. Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka hedhur tymuese në Kuvend. Megjithatë seanca ka nisur ku kryetarja e Parlamentit, mes zhurmës ka lexuar pikat e rendit të ditës.
Më herët deputetët e opozitës grumbulluan karriget para foltores.
- Nikolla po ashtu i kërkoi Gardës që të merrte masa pas akteve të deputetëve të opozitës. Sakaq e gjithë salla e Kuvendit është mbuluar nga tymi.