Pesë vetë u plagosën gjatë një sulmi me thikë në një autobus në Siegen.
Sipas policisë në autobus ndodheshin të paktën 40 pasagjerë, me tyre edhe fëmijë dhe të rinj, që po shkonin për të marrë pjesë në festimet për 800-vjetorin e themelimit të qytetit.
Jo hamendësime për sulm terrorist
Policia e qarkut Siegen-Wittgenstein u bëri thirrje qytetarëve që të mos hamendësojnë lidhur me sfondin këtij krimi, i cili ndodhi një javë pas sulmit me sfond terrorist të një siriani në Solingen. “Ju lutemi qytetarëve të mos përhapin në rrjetet sociale apo kanale të tjera lajme të rreme dhe sidomos të mos e lidhin sulmin me ndonjë sfond terrorist. Policia nuk ka informacione për këtë.” – thuhet në deklaratën e policisë.
32-vjeçarja ka dosje në polici dhe sipas informacioneve vuan nga një sëmundje mendore.
Festa do të vazhdojë
Kryetari i bashkisë së Siegenit, Steffen Mues, njoftoi përmes faqes së internetit të qytetit se pas rishikimit me kujdes të konceptit ekzistues të sigurisë vendosi që “festa e qytetit të mos anulohet, gjë që është gjithashtu një shenjë për demokraci dhe liri”.
Personat që duan të marrin pjesë në festimet dhe aktivitetet e ndryshme nuk lejohen të mbajnë thika me vete, thuhet në faqen e bashkisë. Nëse dikush ka thikë me vete, atij do t’i kërkohet menjëherë të largohet dhe do t’i ndalohet që të qëndrojë në vendin ku zhvillohet festa gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj. /DW