Sërish Franca është përballur me një sulm terorist. Në Lion, në afërsi të kishës greke një prift ortodoks është qëlluar.
Sipas raportimeve të bëra deri tani sulmuesi është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ende janë të paqarta rethanat e krimit. Menjëherë dhejtëra ekipe të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Siç raporton BFM TV, prifti ortodoks është qëlluar dy herë derisa po e mbyllte kishën dhe është në gjendje kritike.
Ministri i brendshëm francez tha se incidenti ishte në vazhdim dhe përfshinte zonën e Place Jean-Mace. Banorët janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi pasi autori i veprës është i lirë.
Ministri i Brendshëm Gerard Darmanin gjithashtu aktivizoi Njësinë e Krizave në ministrinë e tij për të monitoruar atentatin ndaj një prifti grek në Lion.
ora tv