Teksa ka nisur sezoni i krasitjes së pemëve në drejtorinë e mbrojtjes së bimëve në Elbasan ka nisur edhe fushata e informimit mbi rëndësinë e këtij proçesi për të patur prodhim më të bollshëm dhe cilësor.Sipas specialistëve në Elbasan qëllimi i krasitjes është që të sigurohet mundësia e rritjes dhe e zhvillimit të degëzave me sytha prodhuese. Krasitjet e rregullta vjetore ndikojnë në rinovimin e vazhdueshëm të bimëve, si dhe siguron një ekuilibër ndërmjet rritjes vegjetative dhe asaj prodhuese.
Përmes krasitjes rregullohet depërtimi i rrezeve të diellit dhe sigurohet ajrosja më e mirë për bimën. Kështu që depërtimi i rrezeve të diellit dhe ajrosjes më të mirë ka ndikim edhe në pengimin e zhvillimit te sëmundjeve të pemës por specialistët rekomandojë kujdes me përdorimin e veglave të punës sidomos kur ka edhe pemë të sëmura.
Aplikimi i krasitjes rritë jetëgjatësinë e pemës. Krasitja e pemëve dimërore drufrutore aplikohet gjatë periudhës së qetësisë natyrore të pemës (qetësisë dimërore), më mirë është të aplikohet pas periudhës kur pemët ju nënshtrohen temperaturave të ulëta, varësisht prej kushteve klimatike- temperaturave, muajt më të përshtatshëm për krasitje janë Shkurt–Mars.


