Pandemia e Covid-19 vijon të shkaktojë probleme tek bizneset .Muaji shtator përkon me fillimin e sezonit të llixhave curative në Elbasan por situate nuk është aspak e kënaqëshme.
Për bizneset që operojnë në këtë zonë situata është tejet e vështirë pasi frekuentuesit këtë vit nuk kapin as shifrën e 30%, ndersa ata të cilët tashmë kanë mbërritur në fshatin Llixhë janë kryesisht frekuentues të rregullt që rikthehen herë pas here.
Ata thonë se janë të kënaqur edhe pse vetë janë dëshmitarë për numrin më të ulët të frekuentuesve pasi në situate normale llixhat e elbasanit frekuentohen nga mijëra pacientë por edhe turistë në vit.
Llixhat e Elbasanit ndër vite kanë ndihmuar në trajtimin e një sërë sëmundjesh si ato të reumatizmës, rrugëve të frymëmarrjes, tensionit, të lëkurës etj. /elbasaniflash.al