Sezoni i ri politik në Elbasan dështon që ditën e parë me mbledhjen e komisioneve!

0
65

Nuk ka nisur me “këmbë të mbarë ” sezoni i ri politik sa i takon pushtetit vendor në Elbasan.
Gjatë ditës së sotme ishte njoftuar zyrtarish se do të kishte mbledhje të komisioneve të ndryshme nga antarët e këshillit bashkiak por që për mos arritje të kourumeve asnjëri prej komisioneve nuk arriti të zhvillonte mbledhjet ku duhej të diskutohej mbi tema apo propozime në dobi të qytetarëve të Elbasanit,  më tej koknluzionet të paraqiteshin në mbledhje e këshillit bashkiak e cila do të mbahet më datë 30 Shtator 2024.

Sipas informacioneve duke qenë se janë mazhorancë pjesa më e madhe e antarëve të komisioneve të PS nuk u paraqitën për të ushtruar detyrën për të cilën janë votuar dhe mungesa e tyre rezultoi vendimtare që mbledhjet të mos bëheshin duke ngritur pyetjen se ç’po ndodh me PS pasi këshilltarët nuk i përgjigjen njoftimeve për mbledhjet.

Më poshtë gjeni njoftimin për mbledhje që do të zhvilloheshin sot.

• Komisioni i Strehimit dhe Sherbimeve Sociale
• ⁠Komisioni i Turizmit, Trashegimise Historike dhe Kulturore,
• ⁠Komisioni i Financave, Buxhetit e Asetet Publike,
• ⁠Komisioni per Mbrojtjen Civile,
• ⁠Komisioni për Çështjet Ligjore,
• ⁠Komisioni i Planifikimit Urban
• ⁠Komisioni i Mjedisit
do te mblidhen date *25 Shtator ora 13:00* ne ambientet e Bashkise Elbasan (kati 5)