Shqipëria do të përpiqet të shkruajë historinë mbrëmjen e së hënës në Dyseldorf të Gjermanisë. Kuqezinjtë do të përballen me Spanjën, në një sfidë vendimtare për kombëtaren shqiptare.
Edhe pse në grupin B, të cilësuar si grupi i vdekjes, Shqipëria shihej si skuadra që nuk kishte pretendime, tanimë me pikën e marrë ndaj Kroacisë, janë rritur shanset për kualifikimin historik.
Me një fitore ndaj Spanjës, Shqipëria do të mund të kalonte në fazën tjetër, atë të 1/16-ave, çka do të ishte historike për vendin tonë.
Spanja do të ketë ndryshime në formacion, pasi e ka siguruar kualifikimin dhe kjo mund të jetë një ndihmesë e vogël për kuqezinjtë, megjithëse trajneri Sylvinho deklaroi në konferencën për shtyp, se skuadra do të jetë e përqëndruar dhe se do të luftohet për 3 pikët.
Stadiumi i Dyseldorfit pritet të vishet kuqezi, teksa të pranishëm për të parë ndeshjen do të jenë 35 mijë shqiptarë./abcnews.al