Shakaja në Facebook i kushtoi shumë, blogerja tuniziane dënohet me burg

0
223

Një blogure nga Tunisia ka përfunduar pas hekura, pas një shakaje që ka bërë në rrjetet sociale. Mediart e huaja bëjën me dije se një gjykatë në Tunizi, ka dënuar blogeren Emnu Chargui me gjashtë muaj burg dhe me 700 dollarë, për shkak të ripostimit të një shakaje në Facebook për koronavirusin, të shkruar në “stilin” e ajeteve kuranore të titulluar “Sureja Corona”.

“Nuk është në rregull, nuk është e drejtë… kjo dëshmon se këtu nuk ka liri”, ka deklaruar nga shtëpia 27-vjeçarja Chargui.

Ndërkohë e dënuara ka planifikuar që të ankohet në një periudhë prej 10 ditëve. Në anën tjetër zëdhënësi i gjykatës Mohsen Dali, ka deklaruar se Chargui është dënuar nën akuzën për nxitje të urrejtjes mes feve dhe racave./abcnews.al