Shakira konfirmon romancën me aktorin 15 vite më të ri

0
2

Këngëtarja me famë botërore Shakira ka konfirmuar zyrtarisht se është në një lidhje të re dashurie me aktorin britanik Lucien Laviscount, duke i dhënë fund thashethemeve që qarkullonin prej muajsh në media dhe rrjetet sociale.

Artistja 48-vjeçare dhe aktori 33-vjeçar po jetojnë një kapitull të ri në jetën e tyre personale, një romancë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut ndërkombëtar, sidomos për diferencën në moshë mes tyre.

Sipas burimeve pranë çiftit, marrëdhënia ka nisur disa muaj më parë dhe është mbajtur larg vëmendjes së mediave deri në momentin kur vetë Shakira vendosi ta bëjë publike. Kjo është hera e parë që ylli latin shfaqet hapur në një lidhje me një partner shumë më të ri, duke nxitur diskutime të shumta në rrjet.

Megjithatë, reagimet e fansave kanë qenë kryesisht pozitive. Shakira, e njohur për mesazhet e saj mbi pavarësinë dhe forcën personale, po shihet edhe një herë si një figurë që sfidon stereotipet dhe zgjedh të ndjekë zemrën, pavarësisht komenteve.

Nga ana tjetër, Laviscount, i cili ka fituar popullaritet vitet e fundit për rolet e tij në televizion, është treguar mjaft diskret për jetën private.

Teksa vëmendja mediatike rreth tyre sa vjen e shtohet, fansat janë në pritje të një daljeje të përbashkët publike që mund ta vulosë edhe më fort këtë histori të re dashurie. Për momentin, Shakira duket se po shijon qetësisht këtë fazë të re të jetës së saj./Tar

Ardit Murataj