Shantazhonte qytetarët dhe u zhvaste para, arrestohet 20-vjeçari

0
2

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i dyshuar për mashtrim dhe shantazh ndaj personave të ndryshëm në rrjetet sociale.

Sipas hetimeve, i riu Erjon Mejdani krijonte profile të rreme në rrjete sociale dhe gjatë komunikimit siguronte foto personale nga qytetarë të ndryshëm.

Më pas, përmes mashtrimit dhe shantazhit, u kërkonte atyre shuma që varionin nga 500 deri në 1000 euro, në këmbim të mos publikimit të fotove në internet./abcnews.a