Një djalë 26-vjeç nga Durrësi, që vazhdimisht zhvaste para nga vajzat që i shantazhonte se do t’u publikonte fotot intime në rrjetet sociale, u arrestua në një pikë transferimi parash pikërisht në momentin kur por tërhiqte paratë që ia kishte dërguar një vajzë viktimë.
Ishte Policia e Durrësit në bashkëpunim me Forcat Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit që ndërmori ndaj tij operacionin e koduar “Pagesa e fundit”.
Gjatë operacionit e vuri në pranga 26 vjeçarin e shpallur në kërkim M. K me banim në Durrës.
Ishte ë kërkim pasi Gjykata e Rrethit Durrës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tij për “shtrëngim me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie”.
26-vjeçari në mënyrë të përsëritur, duke e shantazhuar dhe kanosur një vajzë se do t’i publikonte fotografitë intime në rrjetet sociale, i kërkonte shuma të ndryshme parash.
Gjatë kapjes nga Policia, ai ishte pikërisht duke tërhequr paratë nga një pikë transferimit të parave, që u sekuestruan si provë kundër tij.
© SYRI.net