Gjykata e Korçës mbajti në qeli tre të rinjtë që përmes shantazhit arritën ti merrnin një 17 vjeçareje një sasi të madhe parash.
Togat e zeza pranuan kërkesën e Prokurorisë dhe caktuan masën e sigurisë arrest me burg për Kasandro Pashollari, Xhuliano Dapellari dhe Eris Beqon.
Ndërkohë, policia e Korçës është ende në kërkim të Kristian Aliut, i cili dyshohet të jetë larguar jashtë vendit.
Të katër të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shantazhuar për një periudhë një 17 vjeçare duke i marre një shume prej 8 mije eurosh dhe 200 mije lekesh
Ka qenë Kristian Aliu, që nisi skemën e zhvatjes duke e kontaktuar minorenen në rrjetet sociale.
Sipas burimeve, tre të rinjtë e shantazhonin vajzën duke i thënë se kishin dijeni se ajo ka qenë bashkëpunëtore në një vepër penale të ndodhur kohë më pare.
Ndaj e kërcënonin se do ta denonconin nëse ajo nuk u jepte paratë që i kërkonin.
Por për momentin nuk konfirmohet nëse e mitura ka qenë vërtetë e implikuar në ngjarje, apo thjeshtë ka rënë pre e shantazhit.