Dy djemë dhe një vajzë kanë përfituar në prangat e policisë në Tiranë. Mësohet se ata kanë kanosur një 36-vjeçar, që t’iu jepte 20 000 euro, për të mos i publikuar materiale filmike intime, si foto dhe video.
Sakaq, njëri prej është arrestuar në momentin kur do i merrte paratë 36-vjeçarit.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, nga Sektori për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Shtrëngimi”.
Kanosën një 36-vjeçar, që t’iu jepte 20 000 euro, për të mos i publikuar materiale filmike intime, identifikohen dhe arrestohen 3 shtetas.
Në kuadër të operacionit “Shtrëngimi” u ekzekutuan urdhrat për ndalimin e shtetasve 29 vjeç dhe 26 vjeçe, si dhe më datë 24.10.2024, u arrestua në flagrancë, duke i marrë paratë 36-vjeçarit, shtetasi 23 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit e kanë kanosur 36-vjeçarin, që t’iu jepte 20 000 euro, në mënyrë që ata të mos i publikonin fotografi dhe video me përmbajtje intime.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim./abcnews.al