Sharrojnë hekurat e qelisë dhe “fluturojnë” poshtë me litar, “skifterët” shqiptarë arratisje spektakolare natën e ndërrimit të viteve

0
3636

E ngjashme me një skenë filmi aksioni, dy të burgosur shqiptarë, të dënuar për grabitje vilash, kanë sharruar hekurat e qelisë, e me çarçafë kanë zbritur nga kati i katërt. Njëri është arratisur, e tjetri u kap.Një i burgosur shqiptar ka mundur të arratiset nga burgu i Vercellit gjatë natës së ndërrimit të viteve. Së bashku me të ka tentuar arratisjen dhe një tjetër i burgosur shqiptar, me të cilin ndodhej në të njëjtën qeli, por ky i fundit është kapur nga rojet e burgut.

Pasi kanë sharruar hekurat e dritares së qelisë, me çarçafë të lidhura litar, dy shqiptarët kanë mundur të zbresin nga kati i katër i qelisë në murin e brendshëm të burgut.Të ndihmuar nga persona të jashtëm, të cilët u kanë hedhur litar brenda murit rrethues të burgut, njëri prej shqiptarëve ka mundur të arratise, shqiptari tjetër është rrëzuar e ka thyer krahun, e është bllokuar nga rojet e burgut.

Sharrojnë hekurat e qelisë dhe "fluturojnë"

Kristjan Mehilli, një nga të arratisurit

Dy shqiptarët janë të dënuar me heqje lirie deri më vitin 2029 të akuzuar për grabitje vilash.

Autoritetet policore të Vercellit prej disa orësh janë vënë në kërkim të burgosurit shqiptarë, i cili konsiderohet një grabitës i rrezikshëm vilash.

Sindikata e burgjeve e konsideron këtë ngjarje si një kronikë e paralajmëruar, pasi prej muajsh ata kanë sinjalizuar mungesë të personelit, e masave të marra për rrjedhë duke reduktuar numrin e rojeve të burgut përreth murit rrethues.