Një 27 vjeçare transgjinore e cila po vuante dënimin në burgun e New Jersey ka lënë shtatzënë dy gra shoqe të qelisë.
Sipas raportit të institucionit penintenciar Edna Mahan në Klinton, ku ka ndodhur ngjarja, dy gratë kanë mbetur shtatzënë pasi kanë kryer “seks konsensual me një person tjetër në burg”Rreth 800 gra dhe 27 gra transgjinore janë të vendosura në këtë godinë. Një bashkëjetesë e mundur falë ligjit, të miratuar në 2021, i cili lejon të burgosurit të strehohen në burg bazuar në identitetin gjinor në të cilin ata e njohin veten..
Ligji u miratua pasi një grua trans, e detyruar të qëndronte në një burg meshkujsh për 18 muaj kundër dëshirës së saj, paditi shtetin për shkelje të të drejtave civile.
Nuk dihet ende nëse dy gratë duan të vazhdojnë shtatzëninë apo administrata e burgjeve shtetërore do të marrë masa. Fox News tha se Demi Minor u zhvendos në një tjetër institucion ndërkohë që ngjarja ka shkaktuar një debat të fortë publik.