Një nënë është akuzuar për mashtrim sikur kishte kancer për të mbledhur me mashtrim mbi 45,000 paundë për të financuar “trajtimin” e saj.
Ajo përdori një foto për të falsifikuar se kishte kancer në vezore për të mbledhur këtë shumë.
Ajo u shpall fajtore të hënën për mashtrim dhe posedim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.
Nicole Elkabbas, 42-vjeçare, nisi një fushatë në internet në të cilën pretendonte se shkruante në emër të nënës së saj.
Në një rrëfimin emocional, “nëna” e përshkroi Nicole si një vajzë të bukur dhe një nënë të mrekullueshme dhe hodhi një foto para operacionit të fshikëzës së tëmthit.
Operacioni u pagua nga sigurimi shëndetësor privat dhe nuk kishte asnjë lidhje me kancerin.
Nëna 40-vjeçare, e cila ishte e njohur për paraqitjet e saj në TV si humoriste, u akuzua me gjashtë akuza për mashtrim ku u tha se kishte pranuar gabimisht 45,350 £ nga dhurues të ndryshëm.
“Ajo nuk i përdori ato para për të trajtuar kancerin, sepse nuk kishte kancer. Elkabbas i përdori paratë për të luajtur bixhoz, për të shlyer borxhet dhe për të financuar mënyrën e saj të shtrenjtë”, tha prokurori.
Ora news