SHBA – 52% e të rinjve amerikanë jetojnë tek prindërit, një rekord

0
351

Rreth 52% e adoleshentëve amerikanë jetojnë tek prindërit e tyre, një shifër e regjistruar kurrë më parë në SHBA dhe pa dyshim e lidhur me pandeminë e koronavirusit, por që është pjesë e një tendence bazë, sipas një studimi nga instituti i pavarur  “Pew Research Centere”.

Mes shkurtit dhe majit, pjesa e të rinjve 18-29 vjeç që jetojnë me njërin ose të dy prindërit u rrit nga 47% në 52%, vetëm për t’u stabilizuar në këtë nivel në qershor dhe korrik.

Diferenca është 2,6 milionë persona, duke e çuar numrin e të rinjve amerikanë që jetojnë tek prinëdrit e tyre në 26,6 milionë.

Studimi bazohet në të dhënat e mbledhura nga Departamenti amerikan i Punës gjatë sondazhit të tij mujor, të realizuar me një grup prej 60 000 personash.

Rritja është më e theksuar tek moshat 18-24 vjeç. 71% e tyre jetonin me prindërit e tyre në korrik, nga 63% në shkurt.

Në planin etnik, brenda komunitetit hispanik kjo përqindje është më e lartë, me 58% e të rinjve 18-29 vjeçarëve që jetojnë me babanë, nënën ose të dy.

atsh